Bytyqi e Çekiçi protagonist në fitoren e thellë të Konyas, njëri asiston e tjetri shënon
Ka vazhduar shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë tek skuadra e njohur turke Konyaspor.
Konya ka arritur një fitore tjetër në kampionat, ku ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Gaziantepin.
Vetëm pas 32 minutave lojë u zhbllokua ndeshja, ku reprezentuesi kosovar Zymer Bytyqi asistoi për mrekulli për Endri Çekiçin i cili realizoi për 1-0.
Dyshja shqiptare qëndruan në fushë deri në minutën e 65-të, kur u zëvendësuan, e në vend të Bytyqit u inkuadrua Sokol Cikalleshi.
Për sulmuesin e Kosovës, ky ishte asistimi i gjashtë këtë kampionat, derisa ka edhe gjashtë gola të shënuar.
Në anën tjetër për Çekiçin ishte goli i pestë këtë edicion karshi edhe dy asistimeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/Anlikgoller36/status/1515647344473251843?s=20&t=duwv_P1OSlqDrrfdyhE_7A































