Bytyqi dhe Nikolla: Të institucionalizojmë bashkëpunimin në fushën e Albanologjisë dhe Historisë

Ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, mblodhën albanologët dhe historianët shqiptarë.
Në këtë takim, të mbajtur në Prizren, në kuadër të aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, ministri i arsimit të Kosovës Shyqyri Bytyqi si dhe ministrja e arsimit e Shqipërisë Lindita Nikolla, folën për rëndësinë e institucionalizimit të bashkëveprimeve të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë të dy vendeve me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Bytyqi me këtë rast foli për zotime të përbashkëta në fushën e arsimit mes dy vendeve.
“Konsideroj që në këto data të rëndësishme që sot po e festojmë 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe vitin jubilar të Skënderbeut bashkë me ministren jemi dakorduar të marrim zotime të reja. Jemi dakorduar që bashkë me Institutin e Albanologjisë dhe Historisë të kemi një takim të përbashkët dhe të shohim format bashkëpunimit sa më të hapur të dy institucioneve. Këto institute janë të rëndësishëm për të dy vendet dhje si ministri si në Kosovë dhe Shqipëri jemi të interesuar që në kuadër të bashkëpunimit të afërt të kemi edhe institut që përfshihen në arsim dhe më vonë të kemi takimin për pak më vonë këtë njësoj edhe mes Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës”, ka thënë Bytyqi, raporton KP.
Ai po ashtu ka propozuar që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet.
“Ideja e takimit ka qenë gjetja e mundësive të diskutimit dhe ideve të reja për bashkëpunim, është ajo që kemi menduar me ministren është të gjejmë një formë të bashkëpunimit. Harmonizimi i punës së këtyre dy instituteve konsideroj se do të na ndihmojë dy vendeve jashtëzakonisht shumë dhe ne do të mbështesim çfarëdo vendimi që vjen prej këtyre dy institucioneve. Ndoshta mënyra më e mirë e një organizimit që përbashkët do të ishte krijimi i trupave të përbashkët ku do të ketë harmonizim për aktivitete vjetore, ndoshta edhe një trup e përbashkët si trup vendimmarrëse e dy instituteve unë konsideroj se do të jetë si hap i parë i thellimit të bashkëpunimeve të rëndësishme të këtyre instituteve”, ka thënë ministri Bytyqi.
Anën tjetër, ministrja e arsimit Lindita Nikolla nga Shqipëria e ka quajtur tejet të rëndësishme institucionalizimin e bashkëveprimit të institutit të Albanologjisë dhe Historisë që veç kanë bashkëpunim në baza vullnetare.
“Besoj që është bukur që jemi në këtë tryezë të përbashkët në këtë ditë jubilare të Lidhjes së Prizrenit, por edhe në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta që kemi në vitin e Skënderbeut, pikërisht për të bërë të mundur më shumë ndërveprim dhe padyshim më shumë çështje që vijnë nga ju për të dy ministritë peri të pasur edhe mbështetjen e duhur nga dy ministritë dhe më lejoni që në emrin tim të përgëzojë sepse ne nuk fillojmë sot. Këtyre profesorëve që janë sot në këtë tryezë padyshim se kanë një histori të suksesit në atë që është puna e tyre e vyer për mbrojtjen e vlerave të kulturës dhe historisë sonë kombëtare dhe besoj duke u mbështetur fort në shembujt e suksesit duhet ta institucionalizojmë këtë ndërveprim dhe të marrim përsipër përgjegjësitë dhe detyrat tona të shtëpisë dhe për të mundësuar që ky ndërveprimet ë mos mbetet vetëm në bazë të vullnetit të 0profe sorëve port i ndihmojnë dhe të vejmë bazë për ndërveprimet që kanë në këtë drejtim”, ka thënë Nikolla.
Ajo dhe Byqyti po ashtu kanë folur për takimin e radhës që po mbahet aktualisht për bashkëveprim të njëjtë mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?
Çfarë do të ndodhë me Golf 9?
Muaji kur kanë lindur njerëzit më të zgjuar

RUF RCT është Porsche 911 perfekt i viteve '90

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?