LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: ALLED 2, rritë mundësitë e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës

Bytyqi: ALLED 2, rritë mundësitë e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Konferencën “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut te punës-ALLED 2”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i varfërisë dhe rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, përmes përmirësimit të punësueshmërisë.

Siç njofton MAShT përmes një komunikate për media, Bytyqi me këtë rast ka thënë se, Kosova ka një përqindje të lartë të rinisë, e cila konsiderohet burim i potencialeve për punë dhe perspektivë për të ardhmen. Ministri Bytyqi tha se, përmes projektit ALLED II, arsimi i lartë do të ketë më shumë mbështetje në programet e studimeve, përmes të cilave do të ketë mundësi më të mira të zhvillimit të kapaciteteve të të rinjve në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

“Përmes projektit ALLED 2 do të mbështetet veprimtaria në arritjen e rezultateve dhe mbështetjen e masave inovative, të parapara sipas planeve IPA 2017. Këtë projekt i cili do të zgjasë deri në vitin 2022, MAShT e konsideron shumë të rëndësishëm, sidomos në uljen e varfërisë në vend, duke rritur pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës dhe duke rritur punësimin e shoqërisë”, u shpreh Ministri .


MAShT së bashku me partnerët, theksoi ministri Bytyqi, janë të përkushtuar që përmes përgatitjes së standardeve të profesioneve, zhvillimit të kurrikulave, fuqizimit të shkollave dhe ndërlidhjes së profesioneve të ofruara me tregun e punës, të përmirësojë ngritjen e cilësisë në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori