Bytyqi-Aksinte: Rumania mbështet plotësisht Maqedoninë e Veriut në procesin e eurointegrimit
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Rumanisë Adela Monika Aksinte, me të cilën u bisedua për procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin potencial ekonomik midis dy vendeve.
Zv. kryeministri Bytyqi, thuhet në deklaratë, uroi Aksinten për pozicionin e saj të ri, duke i dëshiruar sukses dhe shprehi shpresë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, por edhe mbështetje nga Rumania, si një nga anëtarët më të rinj të BE, për të shkëmbyer përvoja sidomos në integrimin ekonomik me BE-në.
“Ambasadorja Aksinte përkujtoi se këtë vit shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, kurse theksoi se kulmi i prioriteteve gjatë mandatit të saj do të jetë pikërisht thellimi i marrëdhënieve ekonomike”, thuhet në deklaratë.
Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut mund të presë mbështetje të plotë në procesin e eurointegrimit nga Rumania, në çdo aspekt të mundshëm.
Zv. kryeministri theksoi se ka potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit, duke potencuar disa sektorë, siç janë investimet e mundshme në prodhimtari nga ndërmarrjet rumune në vend, por edhe pjesëmarrjen e mundshme të kompanive nga ky vend në realizimin e projekteve të infrastrukturës, energjetikës, bujqësisë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut krijon parashikueshmëri të plotë, tha zëvendëskryeministri dhe shtoi krijohen politika ekonomike cilësore për mbështetje direkte të investitorëve, sidomos kompanitë me teknologji të lartë dhe të orientuara nga eksporti, por edhe për të avancuar politikat doganore dhe tatimore, me çka plotësisht ndikohet në klimën më pozitive afariste në vend”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale