LAJMI I FUNDIT:

Bylbyl Sokoli largohet nga Vllaznia e Pozhoranit?

Bylbyl Sokoli largohet nga Vllaznia e Pozhoranit?

Epoka e Bylbyl Sokolit tek Vllaznia e Pozharanit duket të jetë më jetëshkurtër se sa që ishte planifikuar.

“GazetaOlle.com” mëson ekskluzivisht se humbja e së shtunës 2:1 nga Vëllaznimi, ka qenë e fundit për të nën drejtimin e kësaj skuadre.

Nga zhgënjimi i madh për rezultatet e deritashme, Sokoli ka marrë të gjitha pajisjet e veta të shtunën nga zhveshtorja e klubit.


“GazetaOlle.com” mëson po ashtu se trajneri i mirënjohur, të dielën nuk ka udhëtuar fare drejt Pozharanit për të drejtuar stërvitjen, e cila u mbajt nga ndihmësi i tij.

Të hënën (sot) skuadra e kishte pushim, kurse stërvitjen e radhës e ka të martën. Sidoqoftë, zyrtarizim nga klubi apo vetë Sokoli nuk ka, por gjasat janë maksimale që ai të mos kthehet më.
Në pesë ndeshjet që Sokoli drejtoi Vllazninë, mori një barazim dhe katër humbje, duke mbetur në vendin e fundit me vetëm pesë pikë të tubuara.

Ai kishte zëvendësuar Bekim Isufin e larguar, që mbrëmë mori drejtimin e Dritës.