Buzhala: Veshët e mi si të Obamas

Bile, ai thotë se ata mund të jenë frymëzim për ndonjë vepër artistike, sikurse në rastin e presidentit amerikan Barack Obama.
Buzhala, këtyre komentuesve, ua ka rikujtuar një deklaratë të presidentit Obama, i cili thotë se: “Veshët e mi frymëzuan Shrekun”.
“Nuk e di nëse ju e dini, por veshët e mi kanë frymëzuar krijimin e Shrekut. Është e vërtetë, është një histori e vërtetë”, ka thënë duke qeshur Obama, shkruan Buzhala në rrjetin social Facebook.
“Pra, te nderuar komentues te rrjeteve sociale dhe miq e mikesha te Facebook’ut humori ne llogari personale është vlere, e sidomos për mënyrën se si dikush duket”, ka qenë mesazhi që Buzhala u ka lënë atyre që i komentojnë fizikun e tij, transmeton reporteri. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































