LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: LDK të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga kurthet dhe pazaret

Buxhovi: LDK të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga kurthet dhe pazaret

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi, me rastin e 29 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, ka thënë se shteti i Kosovës ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike, e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan.

Buxhovi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “tani se del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian”

Postimi i plotëi Buxhovit:


“29 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

LËVIZJA KOMBËTARE QË E BËRI SHTETIN E KOSOVËS

Themelimi i “Lidhjes Demokrtike të Kosovës”, më 23 dhjetor 1989 është një ngjarje ndër më të rëndësishme e fundshekullit të kaluar, që vuri në binarët e pakthyeshëm historik dy procese paralele: shkëputjen nga komunizmi dhe ideologjia e tij rrënuese si dhe shkëputjen nga pushtimi njëshekullor serb. Si e tillë “Lidhja Demokratike e Kosovës” ishte në frymën dhe në programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila kapërcimin nga pushtimi pesëshekullor osman e lidhte me kalimin te bota perëndimore si dhe qytetërimi i saj. Ndaj nuk ishe e rastësishme që në përputhje me këto qëllime LDK-ja gjeti përkreahjen gjithëpopullore dhe si e tillë u kthye në lëvizje kombëtare që mori përgjegjësinë për një ndryshim të madh shoqëror dhe politik të shqiptarëve për ç’gjë pati mbështetetjen edhe të Perëndimit në krye me SHBA-të dhe vendet e NATO-s, të cilat, përdorën edhe forcën ushtarake në të mirë të këtij qëllimi.
Dhe, sot, kur shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe historike e këtij shekulli, ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan në dëm të çështjes shqiptate, del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian”, ka shkruar Buxhovi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori