Nderimet 4-ditore për George H.W. Bush, presidentin e 41-të të Amerikës, do të përmbyllen këtë të enjte me ceremoninë mortore që do ta çojë trupin e tij të pajetë në banesën e fundit.
Pas funeralit shtetëror të së mërkurës në Uashington, në të cilin morën pjesë 5 presidentë ende në jetë të vendit dhe figura të tjera shtetërore të huaja, arkivoli i mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara i Bushit të vjetër është transferuar tashmë drejt Houstonit.
Ai do të dërgohet në Kishën ipeshkvnore të “St Martin”-it, pikërisht aty ku pjesëtarët e dinastisë Bush janë falur për dekada të tëra, përpara se të varroset.
Trupi i pajetë i tij do të prehet në bibliotekën presidenciale në “College Station”, përbri atij të bashkëshortes Barbara, që ndërroi jetë gjatë muajit prill të këtij viti, sikurse edhe vajzës së tyre Robin, që u nda nga jeta prej leuçemisë që në moshën 3-vjeçare.
Në shërbesën përkujtimore, presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melania ndanë së bashku stolin në radhën e parë në Katedralen kombëtare, së bashku me ish-presidentët Barack Obama, Bill Clinton, Jimmy Carter dhe bashkëshortet e tyre, teksa roja i nderit solli arkivolin e Bushit në sallën e lutjeve.
Ish-presidenti George W. Bush mbajti elegjinë mes humorit, por edhe lotëve që nuk mundi t’i përmbante, teksa lëvdoi të atij dhe ish-kryekomandantin e Forcave të Armatosura, i cili u nda nga jeta të premten e kaluar në moshën 94-vjeçare.
Funerali i së mërkurës kulmoi ditën e zisë kombëtare në homazh të Bushit të vjetër, i cili qëndroi në Capitol për t’u nderuar nga mijëra njerëz, ndaj një burrështetasi që udhëhoqi vendin në mesin e kohërave të turbullta, përfshi edhe fundin e Luftës së Ftohtë, me një stil totalisht të ndryshëm nga presidenti aktual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës