LAJMI I FUNDIT:

Bushati: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Bushati: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka deklaruar se e ardhmja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe këto dy vende kanë se çfarë të diskutojnë me njëra-tjetrën.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Epoka” mbi sfidat e sigurisë në rajon.

Ai bëri një historik mbi natyrat e mosmarrëveshjeve në rajon, si dhe u dal te dialogu Kosovë-Serbi.


I pyetur nga studentët mbi debatin për ndryshimin e kufijve, Bushati tha se “unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër”.

“Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje”, tha ai.

Për politikën shqiptare, tha Bushati, “pavarësisht kush ka qeverisur, ka qenë një konstante respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot”.

“Kështu që nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të apikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme
Lufta në Ukrainë, Osmani pas takimit me presidentin finlandez: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Lufta në Ukrainë, Osmani pas takimit me presidentin finlandez: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Lajme
Kalo në kategori