LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Teksasi përdori foshnjën tremuajshe për të pastruar borën nga xhami i veturës, policia fillon hetimet – pamjet bëhen virale

Burri nga Teksasi përdori foshnjën tremuajshe për të pastruar borën nga xhami i veturës, policia fillon hetimet – pamjet bëhen virale

Një burrë nga Teksasi përdori foshnjën e tij tremuajshe për të larguar borën nga xhami i veturës, ndërsa policia ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe se po analizon videon që është bërë virale.

Ky baba nga Port Arthur, 25-vjeç, shihet duke përdorur foshnjën si “fshesë” për të pastruar xhamin e veturës Hyundai Elantra që i është mbuluar nga bora gjatë një dite të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Në videon tani të shlyer në TikTok, burri i veshur me pantallona të zi dhe bluzë të bardhë, shihet duke e pastruar xhamin e mbuluar nga bora – duke e shfrytëzuar vogëlushin si “fshesë” dhe vazhdimisht qeshte para kamerës.


Drejtori i policisë në Port Arthur, Tim Duriso, ka thënë se incidenti ka ndodhur në lagjen O.W. Colling. Ai gjithashtu bëri të ditur se foshnja është e burrit në video.

Nga policia po tentojnë të përcaktojnë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur, dhe si erdhi deri te publikimi i kësaj videoje që u bë virale.

Duriso theksoi se burri në video është marrë në pyetje, dhe se ka pranuar se nuk ka qenë personi i vetëm prezent kur ka ndodhur ngjarja.

Identiteti i tij nuk është zbuluar ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/