Një prodhues arkivolesh indonezian u bë një milioner menjëherë, pasi një meteorit me vlerë 1.5 milion euro ra mbi çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung, 33-vjeç, ishte duke punuar në një arkivol pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi hapësinor ra mbi verandë në buzë të dhomës së tij ku ai flinte në Kolang, Sumatra Veriore, transmeton Telegrafi.


Guri i vetëm, me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në çatinë e shtëpisë së tij dhe përfundoi i groposur 15 cm thellë në tokën pranë shtëpisë.

Josua, i cili arriti të gërmonte shkëmbin, tha se meteori ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur ai e preku atë.

Ai është vlerësuar të jetë 4.5 miliardë vjet i vjetër dhe klasifikohet si Condrit karbonik CM1 / 2, një varietet jashtëzakonisht i rrallë - me vlerë rreth 1.85 milion dollarë, ose 857 dollarë për gram.

35779006 8958151 Josua Hutagalung 33 was working on a coffin next to his house wh a 132 1605629054506

35779010 8958151 The single stone weighing 2 1kg left a large hole in the tin roo a 133 1605629073524

35780896 8958151 image a 146 1605629449789

     

35780902 8958151 image m 145 1605629446851

Banorët lokalë në zonë kishin dëgjuar tinguj të mëdhenj që luhatën shtëpitë e tyre. Dhjetëra banorë kanë vizituar shtëpinë e Josua-s për të parë objektin e rrallë. "Shumë njerëz kanë ardhur, nga kureshtja dhe duan të shohin gurin", tha ai.

Brendësia e meteorit është gri e errët dhe e zezë, me pika të vogla me ngjyrë të çelur. /Telegrafi/