Një burrë italian ka ndërmarrë masa ekstreme për të shmangur coronavirusin, virus i cili u klasifikua si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë.

Në një klip të ndarë në Twitter të mërkurën, ai shëtitej përgjatë rrugëve të Romës dhe kishte "veshur" një disk gjigant në përpjekje për të mbajtur distancën nga të tjerët, në mes të shpërthimit global të virusit vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.


25877132 8104031 image a 28 1584009191615

Deri më tani ka pasur 827 vdekje nga 12.462 raste të konfirmuara të infektuar me COVID-19 në Itali - duke bërë që ky shtet të jetë i dyti me më së shumti vdekje pas Kinës.

25877128 8104031 image a 29 1584009198546

Duke folur në italisht, ai është pyetur se a është kjo distanca e sigurisë"?

Pastaj burri përgjigjet se kjo është e mrekullueshme për të mbajtur distancë dhe të ruhemi nga coronavirusi.

25877126 8104031 image a 30 1584009200847

Italia ka inkurajuar mbylljen e udhëtimeve për të gjithë popullsinë e saj pasi vendi evropian aktualisht ka nivelin më të lartë të vdekjes së coronavirusit në botë. /Telegrafi/