LAJMI I FUNDIT:

Burri në Indi përfundon në kujdes intensiv pasi kafshohet nga kobra

Burri në Indi përfundon në kujdes intensiv pasi kafshohet nga kobra

Një gjuetar i famshëm i gjarpërinjve në Indi mbeti duke luftuar për jetë pasi u kafshua në kofshë nga një kobër derisa përpiqej ta shpëtonte.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Vava Suresh, 48-vjeçar, i cili është i njohur në shtetin Kerala ku edhe është shfaqur në TV, po kryente të hënën një shpëtim në Tamil Nadu-n fqinj kur u kafshua.

Videoja tronditëse e marrë nga një vendas tregon momentin kur kobra e kafshoi Sureshin në kofshën e djathtë teksa ai po përpiqej ta fuste në një thes.


Në mënyrë të pabesueshme, ai arriti ta fuste gjarprin në thes përpara se të rrëzohej pa ndjenja dhe të dërgohej me urgjencë në spital – ku tani është në kujdesin intensiv.

Suresh u dërgua në një njësi shëndetësore në Kottayam, ku u kafshua fillimisht pasi pësoi atak në zemër.

Pasi zbuluan se zemra e tij funksiononte në vetëm 20 për qind të normës së saj normale, mjekët vendosën ta transferonin atë në një spital më të madh në Kottayam për trajtim të specializuar.

Ai u mbajt atje gjatë natës, derisa mjekët thanë të martën në mëngjes se ai i është përgjigjur trajtimit.

Suresh është ende pa ndjenja dhe në kujdes intensiv, raportoi Hindustan Times, por ka filluar të marrë frymë vetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga

Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga "stuhia e egër" gjatë udhëtimit nga Sidnei

Australia
Kalo në kategori