I burgosuri që u gjet vetëvarur në Prishtinë është Aleks Gerbi, ishte arrestuar në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë

Aleks Gerbi, 49-vjeçari nga Memaliaj – Tepelenë, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur në orët e mbrëmjes se sotme duke kryer vetëvrasje në ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.
Gerbi ishte arrestuar me 27.09.2024 në aksionin anti-drogë në Pejë, në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg.
Prokuroria e Pejës kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Gerbin, i cili dyshohet për dy veprat penale që dyshohen edhe tre personat tashmë të kërkuar nga Policia.
Gerbi ishte në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit të Hajvalisë.
Sipas Prokurorisë së Pejës, i njëjti dyshohet se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri me datën 27.09.2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të komunës së Pejës, me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve pa autorizim kultivuar bimë të kanabisit.
Në dosje thuhet se në parcelën e parë u mbollën 1,850 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë u mbollën 1,000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2,850 bimë, me peshë më tepër se një ton dhe me vlerë rreth 5 milionë euro.
Dosja thekson se aty bëhej tërheqja e bimëve dhe tharja e tyre e më pas të njëjtat dërgoheshin në parcelën e tretë ku bëhej prerja e tyre.
Nga këto bimë në parcelën e tretë siguroheshin 133.95 kg narkotikë ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400 kg, me sasi të përgjithshme rreth 500 kg, të cilat ishin në shitje deri me datë 27.09.2024.
Në emisionin “KALLXO Përnime” më 04.10.2024 u shfaqën pamje ekskluzive të aksionit “Vera 2024” të Njësive Speciale të Policisë dhe hetuesve të Departamentit kundër drogës të Policisë së Kosovës në zonën e Kliqinës dhe Sfërkes së Pejës, ku janë gjetur plantacione të drogës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës