Bunjaku: Shqipëria duhet të mendoj për dy pozitat e para

Në një intervistë për Telegrafin, përzgjedhësi i Kosovës, ka thënë se Kombëtarja shqiptare duhet të kërkojë njërën nga dy pozitat e para në grup, pasi vendi i tretë mund të jetë rrezik.
“Shqipëria duhet të mendojë që me çdo kush të përpiqet të zë vendin e dytë ose të parin në grup. Dy lojë të mbetura dhe dy fitore do të ishin shumë mirë për Shqipërinë”, thotë Bunjaku për Telegrafin.
“Ndeshjet e barazhit e dërgojnë Shqipërinë në mesin e katër skuadrave më të dobëta duke u bazuar në koficientin e rezultateve 20% nga KE 2012, pastaj 40% nga KB 2014 dhe 40% nga evropiani i tanishëm”.
“Shqipëria nëse mbetët në pozitën e tretë minimalisht është në mesin e katër Kombëtareve që janë në grupin e dytë si Izreali, Turqia dhe Sllovenia, ndërsa do të rrezikonte të luante ndaj Kombëtareve të forta si Suedia, Turqia, Ukraina dhe Hungraia”.
“Gjithçka është në duar të Kombëtares dhe nuk janë të varur nga rezultatet tjera. Shpresoj që përqendrimi do të jetë maksimal dhe duhet t’i marrin dy fitore në dy ndeshjet e fundit për tu kualifikuar direkt dhe për mos të rrezikuar duke qëndruar në barazh”, tha Bunjaku. /Telegrafi/



















































