Bunjaku nuk brengoset për dështimin e ndeshjes

Në fakt, kjo miqësore është në prag të dështimit pasi që Burkina Faso, ka kërkuar që të vijë në Kosovë me ekipin ‘B’.
Ai thotë se interesante do të jetë edhe ndeshja ndërmjet 24-futbollistëve gjatë grumbullimit që do të zgjasë nga 31 gushti deri më 3 shtator.
“Ne jemi përgatitur për ndeshje dhe nëse nuk plotësohen kërkesat tona do ta shndërrojnë grumbullimin në kamp. Në këtë kamp do të zhvillojmë gjashtë ushtrime dhe do ta mbyllim me një lojë interne për të parë 24-lojtarët e ftuar për 90 minuta. Do të jetë interesante. Nuk do të jetë dëshpëruese nëse nuk do të luajmë ndaj Burkina Fasos. Të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes, por për ne me rëndësi është edhe kampi. Madje edhe unë por edhe lojtarët kemi kërkuar që ta mbajmë një kamp”, ka thënë Albert Bunjaku për kohën ditore.



















































