Bunjaku konfirmon: Do të largohem më së largu në qershor të vitit 2018

Albert Bunjaku e ka konfirmuar edhe një herë largimin e tij nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Ai ka thënë se ka kontratë me FFK-në për dy vite me mundësi vazhdimi edhe dy vite të tjera.
Por ai tha se nuk do ta vazhdojë kontratë, ndërsa tregon maksimumi ku ai mund të qëndrojë. Qershori 2018 është dita e fundit e qëndrimit të tij, por kjo mund të ndodh edhe më herët.
“Kam kontratë me FFK-në 2+2. Do të bisedojmë pas përfundimit të këtyre eliminatoreve”.
“Një është e sigurt pas Kampionatit Botëror nuk do të jem më te Kosova. Pas Finlandës do të jenë edhe dy ndeshje, ky do të jetë maksimumi’.
“Do të jem i hapur për bisedime me FFK-në dhe të shohim për ndonjë punë tjetër. Unë do të jem në shërbim të FFK-së’.
“Kontrata ime është e vlefshme deri më 21 qershor 2018”.
“ Se a do të largohem nesër, pas një muaji, apo pas një viti, ende nuk e di. Unë nuk do ta vazhdoj kontratën”
“Vendimi për tu larguar është vendim i imi. Federata duhet të ketë hapësirë për ndryshime”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/
























































