Përfaqësuesja e Kosovës e ka rastin jetësor për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.
Kështu thotë ekskluzivisht për “Zërin” Albert Bunjaki, trajneri i deridjeshëm i Verdhekaltërve, i cili e ka mirëpritur shortin e së mërkurës, që e vendosi ekipin e drejtuar përkohësisht nga Muharrem Sahiti në një grup me Maltën, Ishujt Faro dhe Azerbajxhanin.
Madje Bunjaki konsideron se tashmë ish-skuadra e tij nuk do të ketë kurrë mundësie më të mirë për t’u kualifikuar në një eveniment të rëndësishëm si Evropiani.
“Është një mundësi shumë e mirë. E kam thënë edhe më herët se Liga e Kombeve është definitivisht e mirëseardhur. Ky turne është një mundësi shumë e mirë, sidomos për vendet më të ulëta, të cilat kanë mundësi ekstra për kualifikim. Ndër 16 skuadrat më të dobëta në Evropë, që përfshihen në Ligën D, kualitetet e Kosovës janë më të mëdhatë, por që rol luan edhe moseksperienca dhe sapofillimi i rrugës. Sidoqoftë, kjo është një mundësi ideale për Kosovën për t’u kualifikuar”, theksoi fillimisht për “Zërin” Bunjaki, i cili e ndërpreu kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës pas përfundimit të kualifikimeve për Botëror, në të cilat Kosova i ka regjistruar nëntë humbje dhe një barazim karshi shteteve të niveleve shumë më të larta sesa kundërshtaret e radhës në Ligën e Kombeve.
“Tash Kosova është në një fazë tjetër. Është hera e parë që zhvillohet ky turne dhe Kosova realisht asnjëherë nuk do ta ketë këtë mundësi për t’u kualifikuar. E para është se ekziston vullneti dhe dëshira tek të gjithë në Kosovë, pasi duan ta shijojnë një eveniment të madh siç bëri Shqipëria parvjet. E dyta lidhet me infrastrukturën, pasi kur të luajë Kosova në shtëpi ngrohtësia dhe mbështetja më e madhe e rrit motivin e lojtarëve. Këta të fundit janë ngritur në pozicione më të mira në skuadrat aktuale”, shton ai.
Bunjaki: Unë kam fituar ndaj Ishujve Faro
Sipas tij, asnjëri nga kundërshtarët e grupit nuk janë më të mirë se Kosova. Madje ai e ka përmendur rastin kur Verdhekaltrit nën drejtimin e tij i kanë mposhtur Ishujt Faro (2:0) edhe me 10 lojtarë dhe pa 70 për qind të ekipit aktual.
“Kosova ka kualitete më të mëdha se tre kundërshtarët e grupit. Kosova i ka gjasat shumë reale që ta fitojë grupin, por edhe të kualifikohet në Evropian”, nënvizoi ai.
Çka i mungon Kosovës?
Megjithatë, Përfaqësueses nuk i mjafton vetëm kualiteti për ta regjistruar kualifikimin historik në Evropian. Albert Bunjaki përmend edhe “defektet” momentale të Kosovës.
“Mendoj se duhet të punohet në çështjen organizative, pasi në aspektin sportiv jemi dy vjet përpara atij organizativ. Gjithashtu është e domosdoshme që Kosova ta ketë terrenin e vetë, pasi kjo do të ishte një përparësi. Tjetra, trajneri. Kosova duhet ta ketë sa më shpejt trajnerin e ri për ta kuptuar sa më shpejt filozofinë e tij dhe për ta njohur ai më mirë ekipin dhe mentalitetin e tij”, shprehet Bunjaki, i cili e ka krijuar bazën e Përfaqësueses, që e ka lënë në duar të sigurta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës