LAJMI I FUNDIT:

Buneci si pas lufte, 24 orë nga shembja e digës së HEC-it në Sasaj: “Shpëtuam jetën!”

Buneci si pas lufte, 24 orë nga shembja e digës së HEC-it në Sasaj: “Shpëtuam jetën!”

Buneci, nga një destinacion i preferuar turistik, 24 orë pas shpërthimit të ujit që çau digën e hidrocentralit lokal ofron pamje lufte.

Armiku i të gjithëve, është bërë uji, furia e të cilit mësohet se vuri përpara pemë, mure, makina e porta të hekurta hotelesh, që gjatë verës presin turistë.


Disa makina uji i ka vënë përpara dhe nga rruga nacionale, kanë përfunduar në baltovina.

Të gjithë ata që takuam, përtej tronditjes që përjetuan ditën e djeshme, tani mendojnë si ta përballojnë situatën të mbërthyer midis ujit, baltës dhe shkatërrimit.

Petraq Kaçi zotëron një prej 12 bizneseve turistike, që pësuan dëme të pallogaritshme.

Shpëtuam jetën, se mund të ishim ndodhur këtu në oborr. Ishte punë sekondash. Mua më morën në telefon që u ça diga. Shkatërroi pemët, rrethimin, muret e betonit, por shyqyr Zotit që u ça porta e madhe dhe iku lumi, që të mos futej në katin e parë… Dëmi mund të jetë mbi 15–20 mijë euro,” tregon z. Kaçi.

Një tjetër pronar, Petraq Xhani, ishte e pamundur ta intervistonim nga afër, por në distancë, pasi nga ai na ndanin pirgjet e baltës dhe vala e rrëmbyeshme e lumit të Kalasës, rrjedha e të cilit çuditërisht nuk është ndalur edhe 24 orë pas vërshimit të ujit nga diga e hidrocentralit.

Mësojmë se disa prej pronarëve të dëmtuar kanë shkuar për të deklaruar dëmet e pësuara në bashkinë e Himarës dhe në Komisariatin e Policisë.

Pamjet dhe prononcimet e njerëzve që takuam, tregojnë se e gjithë zona do dojë kohë të rikthehet në normalitet.

Të paktën paraditen e sotme në banesa u rikthye furnizimi me energji elektrike, ajo që 24 orë më parë as që mund të mendohej, pasi ishte punë me rrezik.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori