Bundesliga publikon orarin, këto janë përballjet e javës së parë

Ndeshja e parë e Carlo Ancelottit në Bundesliga si trajner i Bayern Munichut do të jetë kundër Werder Bremenit në Allianz Arena.
Liga elite gjermane e ka publikuar orarin e plotë të ndeshjeve për sezonin 2016/2017, ndërsa kampioni do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 26 gusht, ditë e premte.
Nënkampioni Borussia Dortmund e pret Mainzin në shtëpi, kurse derbi i javës zhvillohet ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Bayer Leverkusenit.
Këto janë përballjet e javës së parë të sezonit 2016/2017 në Bundesliga:
Bayern Munich - Werder Bremen
Borussia Dortmund - Mainz
Borussia Monchengladbach - Bayer Leverkusen
Hertha Berlin - Freiburg
Cologne - Darmstadt
Hamburg - Ingolstadt
Augsburg - Wolfsburg
Hoffenheim - RB Leipzig
Eintracht Frankfurt - Schalke
/Telegrafi/



































