Bukë shtëpie e mbushur me djathë: Brumë i butë dhe kore krokante

Nuk do ta blini kurrë në dyqane kur ta provoni Përbërësit:▪ 250 ml qumësht▪ një kub maja▪ 1 lugë çaji sheqer▪ 800 gr miell▪ 100 gr gjalpë▪ 100 ml kos▪ 3 vezë▪ 300 g djathë▪ 1 lugë çaji kripëPërgatitja:
Në një enë përzieni 200 gramë miell me majanë, me qumështin pak të ngrohur dhe sheqerin.
E trazoni mirë dhe e mbuloni për 20 minuta në mënyrë që majaja të ngrihet pak. Më pas shtoni 60 gramë gjalpë të shkrirë, jogurt, 2 vezë dhe kripë.
Shtoni miellin e mbetur. Ngjisheni një brumë të butë. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta të tjera.
Ndajini brumin në katër pjesë. Bëjeni secilën pjesë në formë të rrumbullakët.
Lyejeni pjesën e parë me gjalpë të shkrirë dhe spërkatni me djathë të grirë. Vendosni një tjetër dhe lyejeni përsëri me gjalpë dhe spërkatni me djathë të grirë. Vendosni pjesën e tretë dhe vazhdoni si më parë. Në fund vendosni pjesën e katërt.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































