LAJMI I FUNDIT:

Bujqit protestojnë për padrejtësi në ndarjen e granteve

Bujqit protestojnë për padrejtësi në ndarjen e granteve

Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) kanë protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, për padrejtësi në ndarjen e granteve.

Tani për të takuar me protestuesit ka dal edhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa.

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, ka thënë se sivjet ka vonesë të shpalljes sepse sipas tij ka qenë pengesë edhe pandemia.Ai ka thënë se gjatë së premtës do të nënshkruhen edhe dy programe për grante dhe subvencione me vlerë 53 milionë euro.Mustafa iu ka bërë thirrje fermerëve që pastaj të aplikojnë për këto dy programe.


“Është vërtet qe sivjet ka shpallje më të vonë se në vitin e kaluar or viti 2020 nuk është vit i rregullt dhe mos të harrojmë se kemi pasur tre muaj karantinim”.“Sot do të nënshkruaj dy programe edhe programin për grante dhe atë për subvencione në blerë prej 53 milionë euro dhe ju ftoj të gjithë që të aplikoni për këto dy programe”.

“Unë pajtohem që duhet analizuar dhe duhet shikuar në polici të gjitha rastet ku ka keqpërdorime dhe për këto duhet t’i përdorim mekanizmat ligjore sepse një ministër nuk mund të marr drejtësinë në duart e tij.

Sa i përket kërkesave tuaja ju lus t’i dorëzoni dhe do të shohim një zgjidhje më të mirë”.Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqësisë Tahir Tahiri tha se ministria e Bujqësisë nuk po bënë asgjë për t’i dalë në ndihmë fermerëve.Ai më tutje ka thënë se pi bëhen keqpërdorime të mëdha me grante dhe subvencione, raporton EO.

Mes tjerash ai ka thënë se nëse nuk do të ketë një zgjidhje me ministrinë, atëherë protesta mund të bëhet në gjithë Kosovën.“Ministrisë nuk po bënë asgjë për ndaljen e vjedhjes së djersës së fermerit.

Grantet dhe subvencionet e fermerëve po keqpërdoren me të madhe. Fermerët në mënyrë selektive po mundohen të blejnë pajisje. Duam shpallje të menjëhershme të thirrjes për aplikimin e për grante dhe subvencione”.Tahiri ka kërkuar që të kompensohen të gjithë fermerët që ministria i ka borxh për grante dhe subvencione.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori