LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani me shefat e delegacioneve të BE-së: OSBE dhe BE kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të veprojnë bashkërisht

Bujar Osmani me shefat e delegacioneve të BE-së: OSBE dhe BE kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të veprojnë bashkërisht

Ekziston një marrëdhënie e fuqishme midis OSBE-së dhe Bashkimit Evropian. Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gjithashtu vende pjesëmarrëse të OSBE-së, gjë që na krijon një hapësirë të favorshme për të punuar së bashku në përmbushjen e detyrimeve tona të përbashkëta.

Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, në takimin me krerët e delegacioneve të vendeve anëtare të BE-së në Kombet e Bashkuara. Osmani prezantoi prioritetet dhe sferat kryesore në të cilat OSBE-ja dhe BE-ja mund të bashkëpunojnë – sigurimi i paqes në Evropë duke i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe duke përdorur mekanizmat dhe resurset që posedojnë OSBE dhe Bashkimi Evropian për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne vlerësojmë mbështetjen, transparencën dhe konstruktivitetin e vendeve anëtare të BE-së për çështjet më aktuale që lidhen me sfidat dhe prioritetet e Kryesimit. Në këtë kontekst, politikisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë brenda BE-së, por edhe në nivel kombëtar do të vazhdojmë të koordinojmë qëndrimet tona me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha Osmani në takim.


Ai para shefave të delegacioneve të BE-së i prezantoi prioritetet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, si dhe çështjet në aspektin e funksionalitetit të Organizatës.

“Maqedonia e Veriut ofron udhëheqje politike për OSBE-në, duke u përpjekur të kontribuojë në proceset kyçe për sigurinë e përgjithshme evropiane. Pavarësisht se sa shqetësuese dhe dekurajuese janë zhvillimet e fundit në terren, ne do të vazhdojmë të punojmë fort për një zgjidhje diplomatike”, theksoi Osmani.

Për të rivendosur funksionalitetin e plotë të OSBE-së, Osmani kërkoi mbështetje nga BE-ja. Ai theksoi se si Kryesues ka ide dhe plan veprimi për të dalë nga situata komplekse në të cilën ndodhet OSBE; buxheti i bllokuar dhe pamundësia për të zgjedhur një lidership të ardhshëm, por theksoi se nevojiten përpjekje të përbashkëta për të kapërcyer dallimet.

Osmani në takimi informoi edhe për vizitën e tij të fundit në rajonin e Kaukazit Jugor në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, për planet e ardhshme dhe pse një Organizatë e fortë dhe e bashkuar është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në rajonin e gjerë të OSBE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori