LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani dhe Filipçe në izolim për shkak të kontaktit me Dimitrievskin

Bujar Osmani dhe Filipçe në izolim për shkak të kontaktit me Dimitrievskin

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se ka vendosur të izolohet dhe të mos shkojë në mbledhje të Këshillit për Siguri te Pendarovski, pas takimit me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka rezultuar pozitiv në coronavirus.

Osmani tha se do të testohet për të kontrolluar nëse ka edhe ai ka coronavirus, duke theksuar se ai vazhdimist ka mbajtur pajisje mbrojtëse gjatë takimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokolleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë”, u shpreh Osmani.


Edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se do të jetë në izolim shtëpiak për shkak të mbledhjes së shtabit të krizës në Kumanovë.

“Në mbledhje i respektova të gjitha protkollet për mbrojtje dhe mbajta pajisje mbrotjësi sikurse të tjerët”, tha Filipçe.

Ai tha se do të vazhdojë me punën edhe gjatë izolimin dhe do të mbesë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe me të gjithë ata që janë përfshirë në proces.

Ndryshe në mbledhje e Këshillit për Siguri nuk morën pjesë as kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe as ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori