Bujar Osmani: Afati real për ndryshimet kushtetuese është fundi i mandatit të këtij Parlamenti

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen dhe se qëllimi fillestar i Qeverisë ka qenë muaji nëntor, por që afati real është dita e fundit e mandatit të këtij Parlamenti.
“Jam optimist se do të bëhet. Sigurisht që qëllimi fillestar është deri në nëntor, sepse atëherë ka një kalendar administrativ shkaku i skriningut, por afati real është dita e fundit apo mandati i këtij Parlamenti, pra deri në zgjedhjet e ardhshme. Dhe deri në ditën e fundit do të punojmë për të ofruar mbështetje, duke konsideruar se nuk ka argumente kundër. Mendoj se betejën e parë e kemi fituar. Si propozues e kemi fituar sepse nuk pamë asnjë rezistencë nga ekspertët, asnjë opinion në lidhje me përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese. Të dalë dikush dhe të thotë, pritni kjo është e rrezikshme sepse iks, ipsilon gjërat do të ndodhin…”, tha Osmani në intervistën për Sitell.
Sipas Osmanit, nuk ka argumente kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është para së gjithash një kalkulim për zgjedhjet e ardhshme në partinë opozitare (OBRM-PDUKM).
“Ju mendoni se ata nuk e dinë se kjo është mirë”, tha Osmani duke mohuar se BDI-ja po bën kalkulime me zgjedhjet, sepse kanë dhënë dorëheqje për këtë proces.
Lidhur me atë nëse nevoja e miratimit të ndryshimeve kushtetuese do të jetë në rend dite në seancën që do të fillojë më 18 gusht, Osmani thotë se tani gjithçka është në dorën e kryetarit të Kuvendit.
“Megjithatë, gjithçka është në dorën e kryeparlamentarit dhe ai do të vendosë në bazë të Rregullores dhe koordinimit që bën me grupet parlamentare. Në bazë të asaj që ai tha është se pasi të jetë shterur debati, do të presë për votimin me qëllim që të bisedohet me partitë politike”, ka thënë ministri i Jashtëm.
I pyetur për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili do të ketë takim me përfaqësues të opozitës shqiptare, Osmani tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth kësaj.
“Nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të vjen. Po shohim nëpër rrjetet sociale se ka ndonjë komunikim partiak, kështu që realisht nuk kam informacion”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit