LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Spartacus, “mishërimi i bishës dhe trashëgimisë së Bugattit”

Bugatti Spartacus, “mishërimi i bishës dhe trashëgimisë së Bugattit”

Bugatti Spartacus është një SUV elektrik i dizajnuar për tu dukur si një makinë me një karakter më të veçantë.

Sipas stilistit të saj, modeli “mishëron frymën e bishës dhe e ndërthur atë me trashëgiminë e Bugattit”, transmeton Telegrafi.

“Ky kombinim rezulton të jetë mjaft unik, dhe kjo makinë të kujton një ushtar të fortë dhe të stërvitur, gjë që është pikërisht ajo për të cilën Spartacus ka të bëjë”.


Në pjesën e përparme, grilë tradicionale e kuajve të Bugatti është e mbuluar për shkak të asaj se ajo tashmë është një makinë elektrike.

Parakolpi i skalitur ka dy hyrje vertikale anësore për ftohjen e frenave dhe një ndarës të integruar aerodinamik.

Shtresa e jashtme me fibra karboni e kombinuar me hijen e trupit blu dhe trajtimin 3D të sipërfaqeve bëjnë që makina të duket sikur të jetë e veshur.

Nga anash, përmasat e Bugatti Spartacus karakterizohen nga rrotat e mëdha.

Më poshtë, trupi është skalitur në atë mënyrë që të theksohen harqet e forta të rrotave, duke u ulur drejt mesit.

Në pjesën e pasme, ‘shpatullat’ e forta të pasme krijojnë një bisht rënës me një vijë të mprehtë përreth zonës ku normalisht do të shihnim një parakolp.

Ky dizajn mbron dritat LED dhe gjithashtu krijon një kontrast vizual me hapësirën e ngarkesave në formë ovale, e cila pushon në anët duke formuar dy hyrje të mëdha.

Së fundmi, çatia e madhe prej xhami (e ngjashme me “Sky View” të Bugattit) duket se është e lidhur me dritaret anësore. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Auto
Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Auto
Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Auto
Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit - marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh

Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit - marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh

Auto
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini

Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini

Auto
Cili është më i shpejtë, Golf GTI apo VW ID.3 elektrik?

Cili është më i shpejtë, Golf GTI apo VW ID.3 elektrik?

Auto
Kalo në kategori