Milwaukee Bucks janë në krizë të madhe dhe rrezikojnë edhe pozitat që i dërgojnë direkt në 'Play-Off'.

ISh-kampioni i NBA ka pësuar një tjetër humbje, të katërtën radhazi dhe tani janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Atlanta Hawks me rezultat 124:145.


Talenti francez i Hawks, Zaccharie Risacher ishte fantastik në këtë ndeshje duke shënuar 36 pikë dhe duke kontribuar me gjashtë kërcime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dalluan edhe Danieles me 22 pikë e nëntë kërcime si dhe Trae Young që shtoi 19 pikë dhe 19 asistime.

Vendasve nuk iu mjaftuan as 31 pikë e Giannis Antetokounmpos që ta shmangin humbjen e 34-të të sezonit. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland - LA Clippers 127:122

New York - Portland 110:93

Milwaukee - Atlanta 124:145

Minnesota - Detroit 123:104

New Orleans - Charlotte 98:94

San Antonio - Golden State 106:148

Philadelphia - Toronto 109:127

Phoenix - Houston 109:148

telegrafi sport app