LAJMI I FUNDIT:

Buçkovski: Marrëveshja është kompromis real i cili garanton identitetin dhe i hap dyert për në BE dhe NATO

Buçkovski: Marrëveshja është kompromis real i cili garanton identitetin dhe i hap dyert për në BE dhe NATO

Agjencia e lajmeve AIM ka marr mendimin dhe qëndrimin e ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me marrëveshjen e me Greqinë dhe procesit të dy e më shumë dekadave të kontestit për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për marrëveshjen e arritur Buçkovski thotë se është kompromis real i cili garanton identitetin dhe i hap dyert për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo për ne është kyçe dhe e siguron të ardhmen tonë.

Në pyetjen se në kohën gjer sa ishte ai kryeministër a ka pasur mundësi të zgjidhej kontesti i emrit, Buçkovki tha se “Në mandatin tim, Greqia vazhdimisht e respektoi marrëveshjen e përkohshme dhe në dhjetor të viti 2005, mbështetën marrjen e statusit kandidatë për anëtarësim në BE. Në takim me kryeministrin Karamalis bëheshe fjalë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme dhe pas anëtarësimit në BE të intensifikohen bisedimet. Më kujtohet edhe fjalët e tij “Buçkovski mos këmbëngul që të anëtarësoheni në NATO me emrin e saj kushtetues, përdoreni emrin e përkohshëm dhe ju nuk do të na keni aleat në atë rrugë”. Nëse e shohim nga aspekti i sotëm, atëherë ne kemi qenë shumë të respektuar nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqës në rajon dhe unë jam i bindur se ne do të kishim një marrëveshje më të mirë se sa sot, qartë, por atëherë nuk kishim presion si sot. Nga zgjidhja e çështjes së emrit të varet perspektiva jonë euroatlantike. Unë jam i bindur se do të ishim anëtare e NATO-s, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë që në vitin 2008 dhe anëtar i BE-së, së bashku me Kroacinë në vitin 2014., por me ndryshimin e qeverisë në gusht të vitit 2006. Antikiteti na kushtoi shumë”, tha Buçkovski. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori