LAJMI I FUNDIT:

BSH: Rritja ekonomike në Shqipëri do ngadalësohet nga energjia dhe importet

BSH: Rritja ekonomike në Shqipëri do ngadalësohet nga energjia dhe importet

Zhvillimi ekonomik nuk do të ndalet nga kriza, edhe pse motorët e ekonomisë do të punojnë me një marsh më të ulët. Pas rritjes me 6 për qind në fillim të vitit, Banka e Shqipërisë bën projeksionin për ekonominë shqiptare, për një ngadalësim të lehtë, por duke qëndruar në territor pozitiv.

Faktorët pengues janë pasiguritë që ka shkaktuar konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, së bashku me faturën e shtrenjtuar për importet e mallrave dhe veçanërisht të energjisë. Këto janë frenat e një ekonomie që në fillim të luftës gjendej në një moment shumë pozitiv me rritje të fortë të eksporteve dhe bilance të shëndetshme të bizneseve dhe familjeve.

Këto bilance janë sforcuar në këtë moment, prej inflacionit, por konsumi ka vazhduar rritjen, ndërsa investimet private janë ende të larta, kryesisht falë sektorit të ndërtimit, që do të vazhdojë të mbajë peshën kryesore të rritjes.


Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e çmimeve do të kulmojë gjatë pjesës së mbetur të këtij viti, më pas presionet nga jashtë, veçanërisht tek ushqimet dhe energjia, do të zbuten ndjeshëm. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori