Brukseli do të krijojë një mekanizëm për të kontrolluar dërgesat jashtë BE-së të vaksinave kundër COVID-19 që janë prodhuar dhe ndalon eksportet jo legjitime, theksuan sot zyrtarët europianë, në sfondin e polemikave me laboratorin AstraZeneca.
Ky mekanizëm transparence dhe autorizimi për eksportet, që do të miratohet të premten nga Komisioni Evropian, është një masë urgjente, theksuan zyrtarët përpara shtypit.
Ai do të mundësojë marrjen e informacioneve për eksportin jashtë bllokut të vaksinave kundër COVID-19, prodhuar në uzinat e lokalizuara në BE, një prej rajoneve kryesore prodhuese të vaksinës në botë.
Praktikisht, kompanitë që dëshirojnë të dërgojnë vaksina jashtë Bashkimit Evropian do të duhet të kontakojnë autoritetet e shteteve anëtare ku ndodhet uzina me qëllim për të marrë dritën e gjelbër, e cila në parim duhet të jepet brenda disa minutash”, theksoi një zyrtar i lartë evropian.
Përjashtime, veçanërisht për dërgesat për shkaqe humanitare, janë parashikuar.
Ky mekanizëm bazohet në një rregullore evropiane që BE kishte përdorur tashmë vitin e kaluar për të rregulluar eksportet e pajisjeve mjekësore. Brukseli siguron që të jetë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
“Pasi Komisioni ka investuar shumë për të ndihmuar laboratorët për të zhvilluar vaksinat dhe për të rritur kapacitetet e tyre, ky kontroll është diçka që u detyrohemi qytetarëve (…) ndaj taksapaguesve”, nënvizoi një zyrtar.
Njoftimi, megjithatë, vjen në një kohë tensionesh mes BE-së dhe laboratorit suedez-britanik AstraZeneca, i cili ka njoftuar uljen drastike të dërgesave të vaksinave për 27 vendet e BE-së për shkak të një problemi “rendimenti” në një qendër evropiane prodhimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar