Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se vendi i saj është duke pritur përgjigjen nga misionet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me kërkesën e autoriteteve serbe për t’u përfshirë në hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.
“Kemi bërë një kërkesë në emër të Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Presim përgjigje nga misionet UNMIK dhe EULEX, të cilat janë të vendosura në Kosovë”, tha Brnabiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
“Sigurisht se do të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për zbardhjen e këtij krimi të tmerrshëm. Nëse nuk lejohemi të marrim pjesë në hetime, do t’i bëjmë tonat. Megjithatë, kam shpresa të mëdha se do të ketë bashkëpunim dhe se Serbia do të marrë pjesë në hetime, së bashku me autoritetet e Kosovës”, shtoi Brnabiq.
Ivanoviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia“ në Kosovë, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës, pasi është qëlluar me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Pas vrasjes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur në takim, nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Brnabiq tha se në këtë takim, zyrtarët janë konsultuar edhe me agjencinë e inteligjencës dhe atë ushtarake dhe se ato do të bashkëpunojnë në hetimet eventuale nga autoritetet serbe.
“Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë atë ose ata që e bënë këtë, t’i sjellim para drejtësisë, në mënyrë që të dënohen për atë që kanë bërë”, tha Brnabiq.
Brnabiq po ashtu tha se nuk ka asnjë reagim të autoriteteve në Kosovë ndaj, siç u shpreh, kërcënimeve ndaj pakicës serbe që jeton në Kosovë.
“Nuk dua të paragjykoj për autorin e mundshëm dhe nuk pretendoj se shqiptarët janë përgjegjës për krimin. Por, dua të theksoj se nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët kosovarë ndaj kërcënimeve që i drejtohen popullit serb. Serbia ka synime të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, tha Brnabiq.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Prishtinë, tha se autoritetet kompetente janë angazhuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit dhe se nuk i mirëpret deklaratat e askujt për ndërhyrjen në hetime. Haradinaj tha se FBI mund të thirret për ndihmë nëse është e nevojshme. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë