Një adoleshente nga Britania e Madhe pretendon se ka nxjerrë në shitje online virgjrinë, dhe shpreson që për shërbimin e ofruar personat e interesuar do t'i japin një milion funte.

Amy, 19-vjeçe nga Londra, ka arritur marrëveshje me "Cinderella Escorts" kompani kjo që merret me aranzhimin e këtyre takimeve, duke shpresuar se ky veprim do t'ia "ndryshojë për të mirë jetën" dhe do të mund ta ndihmojë familjen, transmeton Telegrafi.


1 29

Kjo vajzë të cilës nuk i është zbuluar mbiemri, ka deklaruar se me paratë e fituara shpreson t'i paguaj shpenzimet e universitetit dhe të udhëtojë nëpër botë.

2 17

Ajo tashmë ka pasur tre takime me klientët potencialë, përfshirë këtu një bankier në Wall Street, një biznesmen gjerman dhe një futbollist, të cilët ajo i ka përshkruar si "meshkuj shumë interesant".

3 10

"Cinderella Escorts" pretendon se ka "kontrolluar" virgjërinë e saj te mjeku, dhe për këtë posedojnë certifikatë si dëshmi. Çmimi aktual është 1,200,000, por mund të ndryshojë në ditët në vijim në dy milionë funte.

4 6 e1538484793673

"Është një mundësi e mirë që jeta ime të ndryshojë për të mirë, një mundësi që mund t'i ndihmojë familjes time të kenë ato që nuk i kanë pasur më herët. Dua t'i ndihmojë ashtu siç më kanë ndihmuar ata ndër vite", ka deklaruar Amy. /Telegrafi/

5 6 e1538484808246