LAJMI I FUNDIT:

Britanikët në parakalimin e përvitshëm të kostumeve ‘pa shije’ (Foto)

Britanikët në parakalimin e përvitshëm të kostumeve ‘pa shije’ (Foto)

Pasi të ketë përfunduar një festë tradicionale në Benidorm të Spanjës, të nesërmen rrugët dhe sheshet mbushen me turistë britanikë, që thjeshtë duan të vishen keq.

Ata sërish treguan kreativitetin me kostumet ‘pa shije’ për parakalimin e përvitshëm nëpër këtë qytezë piktoreske, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se kush e ka themeluar, apo nëse ka ndonjë mesazh që përhapë, por dihet se është ndër festimet me kostume, më të mëdha që zhvillohen në Evropë.


Të veshura si stjuardesa që lënë shumë për të dëshiruar, apo disa shokë të maskuar si banane, janë në mesin e rreth 30 mijë pjesëmarrësve të organizimit që u zhvillua këtë vit. /Telegrafi/