LAJMI I FUNDIT:

Britanikët detyrohen të kthejnë Galaxy Note 7

Britanikët detyrohen të kthejnë Galaxy Note 7

Samsung ende është duke shtyrë përdoruesit e Galaxy Note 7 të rikthejnë pajisjet e tyre si pjesë e programit të zëvendësimit të kompanisë. Gjatë ditëve të mëparshme është bërë e ditur se 80 për qind e pajisjeve janë zëvendësuar.

Kompania do të pamundësojë qasjen në rrjetin mobil në Note 7 në tregun amerikan dhe kanadez. Në ndërkohë, në Britani, përqindja e baterisë së Note 7 do të limitohet në 30 për qind.

Samsung do të lansojë një përditësim në softuerin e saj që do të zvogëlojë kapacitetin e baterisë së Note 7 në 30 për qind, duke shpresuar që më shumë njerëz do të kthejnë pajisjet e tyre.


“Ky limit i ri në bateri ka për qëllim zvogëlimin e rrezikut dhe shtyrjen e konsumatorëve të ndërrojnë ose të zëvendësojnë pajisjet Note 7, si pjesë e programit të zëvendësimit të kompanisë sonë.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Samsung.

Përdoruesit e Note 7 kanë mundësi të japin pajisjen e tyre në këmbim të një telefoni të ri S7 ose S7 Edge.