Kryetari Vokrri ka thënë se “është me rëndësi të sigurohet mbështetje për FFK-në në shtator të këtij viti dhe mars të vitit të ardhshëm sepse janë vendimtar për futbollin e Kosovës”.

Nga ana e tij ambasadori Ruairi O’Connell, duke falënderuar kryetarin Vokrri për këtë mikpritje u shpreh se “Sporti është një segment me rëndësi, veçmas futbolli i cili mbjellë shpesa te njerëzit, shpresë për një të ardhme më të mirë. Futbolli kultivon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes njerëzve”.


“Unë besoj duke parë edhe zhvillimet tjera në sport siç e pamë edhe dje pranimin e atletikës në institucionet ndërkombëtare që për mua ishte një lajm i mirë, çështja e pranimit të FFK-së nuk do të duhej të ishte problem. Anglia përkatësisht Federata angleze e futbollit do ta mbështesë FFK-në në çdo segment si dhe do të lobojmë aty ku ne kemi mundësi në të mirë të futbollit të Kosovës. Është mirë që në ditët në vijim FFK-ja të ju shkruaj dhe të ketë takime edhe me ambasador e shefa të zyrave të shteteve që janë të vendosura në Koso vë, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje e gjerë për FFK-në”, ka thënë ambasadori O’Coonell.

telegrafi sport app