Brighton po përgatitet t’i ofrojë Kaoru Mitomas një kontratë rekorde pasi një mori klubesh të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Arsenalin, shprehën interesimin e tyre.
Anësori 25-vjeçar japonez, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te skuadra belge, Union SG, iu dha debutimi i tij në Brighton në një barazim pa gola me Newcastle në gusht.
Dhe që nga ajo ndeshje, sulmuesi është bërë një nga lojtarët më të spikatur të Ligës Premier në atë që ka qenë një ecuri mjaft e jashtëzakonshme në Amex.
Mitoma ka qenë i përfshirë në 14 gola që nga mesi i tetorit, duke përfshirë një paraqitje të paharrueshme kundër Liverpoolit – një ekip ndaj të cilit deri më tani ka kompletuar 10 driblime në të gjitha garat.
Si rezultat i formës së tij të shkëlqyer, një mori klubesh po i duan shërbimet e tij. TEAMtalk sugjeron se Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester City kanë qenë të interesuar për transferimin e tij.
Liderët e Ligës Premier, Arsenali, gjithashtu janë lidhur fort me një lëvizje për sulmuesin në formë.
Por, për të shmangur interesimin e klubeve të mëdha, skuadra e Roberto De Zerbit thuhet se është gati të bëjë Mitoma lojtarin më të paguar të klubit.
Reprezentuesi japonez nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Pulëbardhat në vitin 2021, por lidhja e tij me një kontratë më të gjatë pas formës së tij të jashtëzakonshme, do të tregohej lëvizje e mençur nga Brighton. /Telegrafi/
Kaoru Mitoma – The Art Of Dribbling 22/23https://t.co/lefxgma0Pk
— ً (@DLComps) March 11, 2023