Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Brezovicë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm, si dhe për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Ngjarja ka ndodhur më 20.12.2025, rreth orës 22:50.

Sipas raportit policor, njësitë policore gjatë kontrollit kanë hasur të dyshuarit në disa lokale ku po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin.


Nga gjashtë të arrestuarit, njëri është shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit trupor, te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar rreth 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë. /Telegrafi/