LAJMI I FUNDIT:

Breshëri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Rahovec (Foto)

Breshëri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Rahovec (Foto)

Reshje të jashtëzakonshme të breshëritë dhe shiut kanë goditur sot në orët e pasdites qytetin e Rahovecit.

Si pasoj e kësaj, breshri ka shkaktuar vërshime në rrugët kryesore ndërsa edhe dëmet materiale nuk janë të pakta. Por ata që si duke kanë pësuar më së shumë janë bujqit pasi kulturat e tyre janë dëmtuar në mase të madhe.

Për këtë ka reaguar menjëherë edhe kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Afrim Sharku. Ai ka kërkuar që institucionet përkatëse që të bëjnë kompensimin e dëmit.


“Të nderuar fermerë vreshtarë, të nderuar përfaqësues të qeveris lokale dhe qendrore dhe të nderuar përfaqësues të partive politike, fatkeqesisht edhe sot vreshtarët pësuan një goditje të rëndë nga breshëri. Disa materiale të siguruar nga vizita personale në teren, tregojnë se dëmet janë mjaft të mëdha.

Apeloj te qeveria lokale dhe Ministria e Bujqësisë të formojnë grupet punuese për vlerësimin e dëmeve. Po ashtu apeloj te partitë politike dhe aktivistët e tyre qe këtë fatkeqësi natyrore mos ta shfrytëzojnë për fushate elektorale me pretendime sa për të siguruar vota, por, të gjejnë mënyrën qe këtyre fermerëve me punëtor dhe me të vyeshëm në Republikën e Kosovës t’i dilet në ndihme dhe t’i kompensohen dëmet.

Po ashtu apeloj që qeveria e ardhshme t’i fus në legjislacion dëmet nga fatkeqësitë natyrore si mase të rregullt për kompensim të fermerëve’, ka shkruar kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, Afrim Sharku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori