Mbrëmjen e së enjtes i gjithë rrethi i Rahovecit është përfshirë nga reshjet e shiut e breshrit të shoqëruara dhe me erë.

Siç kanë njoftuar banorët e fshatrave në këtë komunë, gjatë pasdites së djeshme breshëri ka shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore. Sidomos në vreshta është dëmi më i madh, aty ku rrushi pothuajse është dëmtuar i tëri.


Tani më, komuna e Rahovecit ka filluar punën për të vlerësuar dëmet me shpresën që Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në kompensimin e këtyre dëmeve.

Ndërkaq, breshër e shi, ra edhe në komuna tjera të Kosovës por ende nuk dihen dëmet që janë shkaktuar. /Telegrafi/

bresheri 2 1

bresheri 3 1

bresheri 4 1

bresheri 1 1

2 16 1

35227952 1762287833807878 2496251343375695872 n

35273582 1921299007901315 5676142836098007040 n