Pasditen e sotme janë rikthyer reshjet e mëdha të shiut në disa komuna të Kosovës.

Në komunën e Gjilanit përpos shiut ka pasur edhe reshje të mëdha të breshrit.


Madje në disa fotografi dhe video të siguruara nga Telegrafi, shihet se sasia e breshrit që ka rënë është e madhe dhe se qytetarët po e largojnë atë me anë të lopatave.

Reshje të shiut ka pasur edhe në kryeqytet./Telegrafi/

19206139 1558439030854171 1121423219 n