LAJMI I FUNDIT:

Brendet botërore të veshjeve solemne vijnë në Prishtinë

Brendet botërore të veshjeve solemne vijnë në Prishtinë

WALONE në kuadër të zgjerimit të aktivitetit afarist sjellë në Kosovë tre brende ndërkombëtare të njohura të veshjeve solemne: Bianco Vita, Torres dhe Chaton D’or.

Prezantimi i parë i produkteve të këtyre tre brendeve botërore do të bëhet të premten, më 15 korrik 2016, në Qendrën Tregtare “Dardha” në Prishtinë, me fillimin nga ora 19:30.

Bianco Vita është brend i veshjeve solemne që zë vend të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare, duke qenë pjesë e kompanisë që është aktive në këtë sektor që nga viti 1976. Kësisoj Bianco Vita është lidere për vello dhe fustane të fejesës. Produktet e këtij brendi mund të gjenden në SHBA, Australi, Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Japoni, Turqi, Qipro, Dubai, Arabinë Saudite, Libi, Iran dhe Uzbekistan.

Torres është brend i krijuar në vitin 2009, duke sjellë një kuptim të ri në konceptin e veshjeve solemne për burrat. Torres zë vend meritor krah markave botërore në mbarë Evropën.

IMG_3029

Chaton D’or është brend i veshjeve solemne për fëmijët. Udhëhiqet nga parimi që “gjithçka duhet bërë për fëmijët e bukur”.
Me rastin e promovimit të tre brendeve, që në vete përmbajnë produkte ekskluzive të standardeve botërore, deri më 31 korrik 2016 për konsumatorët do të aplikohet zbritja prej 30 % për të gjitha produktet.

WALONE ka prapa vetes një përvojë mbi 30 vjecare të shitjes së veshjeve solemne në Kosovë. Ka krijuar një biznes unik sepse konsumatorit i jep një vlerë të veçantë. Me dizajne të shkëlqyera, cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme në veshjet solemne ka arritur rritjen në këtë sektor dhe tani zgjerohet tutje me tre brendet botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori