Duke u rritur, shumica prej nesh ëndërrojmë që një ditë të udhëtojmë në hapësirë.
Por realiteti i jetës në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është shumë më pak glamuroz se sa që mendohet, transmeton Telegrafi.
Siç u zbulua së fundmi kur dy astronautë të NASA-s u bllokuan atje, ISS është jashtëzakonisht klaustrofobik, me banorët e detyruar të flenë në dhoma gjumi me madhësi të kabinës telefonike, të përdorin tualete me vakum dhe të veshin të njëjtat të brendshme për javë të tëra.
Megjithatë po mendohet për udhëtarët e ardhshëm të hapësirës, pasi stacioni i parë hapësinor privat në botë është zbuluar përpara nisjes së tij vitin e ardhshëm.
I quajtur Haven-1, stacioni hapësinor është shumë më modern dhe më i gjerë se ISS, me shtretër me madhësi ‘mbretërore’, një palestër moderne dhe ambiente të brendshme prej druri panje.
Haven-1 është ideja e firmës hapësinore me bazë në SHBA, Vast, e cila u bashkua me projektuesin e njohur botëror, Peter Russell-Clarke, për dizajnin.
“Astronautët që jetojnë në gravitet zero paraqesin sfida unike të dizajnit”, tha Russell-Clarke, i cili ka punuar më parë me Apple.
Krijimi i një mjedisi që është shumë efikas dhe natyrshëm ngushëllues, çon në rezultate krejtësisht të reja.
Brendësia e Haven-1 është e paparë më herët, e projektuar saktësisht dhe e dizajnuar me ndjeshmëri për të siguruar që banorët e saj të kënaqen në hapësirë.
Nga jashtë, Haven-1 duket si çdo anije tjetër kozmike. Sidoqoftë, pjesa e brendshme është shumë më e ngrohtë dhe më mikpritëse sesa ISS, ku enterieri është veshur prej druri panje.
Sipërfaqet e brendshme të Haven-1 janë të buta dhe të mbushura, për të siguruar një komponent sigurie të shtuar për ekuipazhin dhe vizitorët ndërsa notojnë në të gjithë.
Katër dhomat private të ekuipazhit të stacionit mund të gjenden sipër dhe poshtë korridorit kryesor, dhe u ofrojnë astronautëve një hapësirë për të pushuar dhe ‘rimbushur bateritë’.
“Pak më të mëdha se dhomat e ekuipazhit në bordin e ISS, këto dhoma personale të zgjeruara janë të dizajnuara në mënyrë unike për të lejuar ndryshimin, argëtimin, komunikimin në internet me të dashurit në Tokë (mundësuar nga lidhja e SpaceX Starlink) dhe, më e rëndësishmja, një pushim të mirë gjatë natës”, tha Vast.
Pa gravitet për t’ju mbajtur horizontalisht, gjumi në hapësirë ka paraqitur një sfidë për astronautët në të kaluarën. Sidoqoftë, Vast shpreson ta zgjidhë këtë çështje me një sistem gjumi, në pritje të patentës.
“Ky është përafërsisht madhësia e një shtrati mbretëror, ofron një sasi të përshtatur presioni të barabartë gjatë natës”, shpjegoi kompania.
Zona kryesore e përbashkët ka një sipërfaqe prej 24 metra katrorë dhe do të shërbejë si një qendër multifunksionale ku ekuipazhi mund të hajë, ushtrojë, të kryejë eksperimente laboratorike dhe të pushojë.
Një tavolinë mund të paloset në dysheme kur nuk përdoret, ndërsa astronautët do të jenë në gjendje të shikojnë Tokën përmes një dritareje të gjerë vëzhgimi.
Ndërkohë, astronautët do të jenë në gjendje të qëndrojnë aktivë në palestrën moderne, me një sistem brezi rezistence.
“Sistemi i brezit të rezistencës në zonën e përbashkët ka spiranca trupi dhe stacioni për rutinat e personalizuara të ushtrimeve që synojnë fitnesin kockor, muskulor dhe kardiovaskular,” tha Vast.
“Sistemi është i aftë për ushtrime të rezistencës lineare dhe rrotulluese, duke u fokusuar në shëndetin muskuloskeletor të pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit”, shtoi ai.
Astronauti veteran i NASA-s, Andrew Feustel, ka kaluar mbi 225 ditë në hapësirë në ISS dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këshillimin e Vast për stacionin hapësinor.
“Nga komunikimi dhe lidhja, te hapësira private dhe ndërveprimi me të tjerët në bord, te avancimi i progresit njerëzor në Tokë dhe më gjerë, çdo detaj është projektuar me përvojën e astronautëve në thelb të punës sonë”, tha Feustel.
Kostoja e ndërtimit të Haven-1 nuk është bërë e ditur, Vast thotë të ketë investuar rreth 1 miliard dollarë deri në momentin e nisjes së stacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij