Projektuesi i brendshëm Michael S. Smith që punoi për Obamën gjatë qëndrimit të familjes në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar një libër që na çon brenda Shtëpisë së Bardhë Obama dhe ofron një pamje intime gjatë kohës së Barack si President i SHBA.

Për më tepër, projektuesi shkroi për procesin e ri-dekorimit të Shtëpisë së Bardhë, për qëndrimin tetë-vjeçar të familjes dhe u tregoi lexuesve se kush e kishte fjalën e fundit kur bëhej fjalë për dekorimet e shtëpive në familjen Obama.


Emri i librit është “Designing History: The Extraordinary Art & Style of the Obama White House” dhe përmban 372 foto me ngjyra dhe ilustrime të Shtëpisë së Bardhë gjatë qëndrimit të Obamës, transmeton Telegrafi.

book 2

Ne mund të shohim se si familja Obama zbukuruan Shtëpinë e Bardhë dhe e bënë atë shtëpinë e tyre për tetë vitet që kaluan atje dhe njoftimi për shtyp vëren se libri tregon se si shtëpia reflektonte 'shpirtin rinor të familjes dhe vizionin e tyre për një shoqëri më progresive dhe përfshirëse amerikane’, shkruan Fempositive.

book 3

Vëllimi i Smith konsiderohet si një dokument historik dhe një kënaqësi për të gjithë ata që duan të njohin stilin e jetës së Obamës dhe vetë Shtëpinë e Bardhë.

book 4

Presidentëve të rinj zakonisht u ndahen 100 mijë dollarë në para të taksapaguesve për të dekoruar, por familja Obama refuzuan fondet dhe financuan vet ridekorimet e tyre. /Telegrafi/

book 5

book 6