Kylie Jenner ka marrë me qira një shtëpi luksoze në Malibu, e cila ka qenë në pronësi të yllit të “Real Housewives Of Beverly Hills”, Yolanda Hadid.
Duke qenë një miliardere, bukuroshja e ka luksin për të paguar 450.000 dollarë në muaj (402.960 euro) për ta huazuar shtëpinë nga kompania ‘Elite Luxury Homes’.
Prona ndodhet në afërsi të ‘Carbon Beach’ që e ka marrë nofkën “Plazhi i miliarderëve”, duke qenë se pasanikët, si David Geffen e Larry Ellison, kanë pasur prona të shumta në atë zonë.
Ndërkaq, Variety bën të ditur se multimiliarderi Robert F. Smith dhe gruaja e tij, Hope Dworaczyk, janë pronarë aktuale të shtëpisë ku po qëndron Kylie.
Në shtëpinë luksoze, 21-vjeçarja qëndron me të dashurin e saj, reperin Travis Scott, babanë e vajzës së tyre njëvjeçare, Stormi.
Yolanda Hadid, është nëna e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid, ndërsa kjo e fundit është shoqe e ngushtë me motrën e Kyliet, Kendall Jenner.
Vlera e përgjithshme e shtëpisë me nëntë dhoma gjumi është 19 milionë dollarë (17 milionë euro), të cilën Yolanda e kishte shitur në vitin 2014. /Telegrafi/