Brenda peshkut gjeti kafshën e sapo ngrënë (Foto)

21:"© Caters News Agency
Monroe MacKinney ka qenë duke peshkuar në një liqe në Missouri të Shteteve të Bashkuara, kur ka zënë një levrek mjaft të madh.
Mirëpo, 22-vjeçari e ka hedhur sërish në ujë, kur ka parë se brenda ka një urith të ngordhur, të cilin sapo e kishte ngrënë, transmeton Telegrafi.

“Duke sikur po dilte nga ndonjë vrimë në tokë, ishte krejtësisht i padëmtuar. Nuk mund ta mendoja ngrënien e peshkut më” ka thënë MacKinney lidhur me rastin.
Në fotografitë e postuara në rrjetin social, shikuesit janë mahnitur, duke konsideruar se ka zënë dy krijesa në të njëjtën kohë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































