LAJMI I FUNDIT:

Brenda hoteleve të fshehta të dashurisë në Japoni (Foto)

Brenda hoteleve të fshehta të dashurisë në Japoni (Foto)

Fotografi belg Zaza Pertrand e ka bërë një seri me fotografi brenda botës së fshehtë të hoteleve të dashurisë, që ndodhen në Japoni.

I fascinuar nga koncepti i privatësisë që kanë të ashtuquajturat ‘rabuhos’, ai i ka marrë disa pamje, që tregojnë dëshirat dhe joshjen bizare, që klientët duan ta përjetojnë, transmeton Telegrafi.

Këto vende janë popullarizuar fillimisht në Osaka në vitet e 60-ta, për tu shpërndarë më pas në të gjithë shtetin.


Hotelet e dashurisë janë krijuar nga mungesa e privatësisë nëpër shtëpi dhe si vend ku mund të shkohet fshehtë me dashnor, apo dashnore.

Shërbimet e këtyre lokaleve merren me qira zakonisht për një orë, por ka edhe raste kur mund të shfrytëzohen për tërë natën dhe kushtojnë afro 70 euro.

Sipas statistikave, në Japoni janë të regjistruara mbi 37 mijë hotele të tilla, ndërsa vizitohen nga 1.4 milionë çifte në ditë.

“Nuk është e definuar nëse janë vende të dashurisë apo seksit. Të gjithë i konsiderojnë si të turpshme dhe skandaloze, por prapë i vizitojnë pa problem”, ka thënë fotografi Zaza.

“Mbi të gjitha, janë një parajsë, ku mund të eksplorohen dëshirat seksuale, në mënyrë anonime dhe në izolim total.”

Arkitektura e tyre është e krijuar për fetishe të ndryshme që kanë klientët, pastërtia është në nivel të kënaqshëm, si dhe tërë infrastruktura është në favor që klienti të mos vërehet kur hyn apo del. /Telegrafi/

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-2

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-3

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-4

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-5

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-6

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-7

brenda-hoteleve-te-fshehta-te-dashurise-ne-japoni-foto-9

Në trend Fun

Më shumë
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Interesante
Qarkullojnë pamje tronditëse, qeni Husky sulmon burrin brenda një klinike veterinare

Qarkullojnë pamje tronditëse, qeni Husky sulmon burrin brenda një klinike veterinare

Virale
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori