“The New York Times” ka publikuar një fotografi të dhomës së Nënë Terezës në Romë, vendin ku ajo qëndronte gjatë vizitës së saj në këtë qytet dhe shtetin e Vatikanit.

Ajo qëndronte në këtë dhomë kur vizitonte edhe Misionaret e Bamirësisë, rrjetin e humanisteve të cilin e themeloi.


Roma kishte një vend gjithmonë të veçantë në zemrën e Nënë Terezës, shkruan “The New York Times”, duke cituar të afërmit që e njohin atë nga afër.

Për këtë arsye, Roma ishte një vend ku ajo gjithmonë ndalonte gjatë udhëtimeve të saj, përcjell mapo.al.

Kryeqyteti italian ishte gjithashtu edhe qyteti i parë në Evropë në të cilin Nënë Tereza hapi qendrën e Misionareve të bamirësisë.

dh1