Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në përmbledhje të aktiviteteve te organizatës gjatë vitit 2019 dhe të planeve për të ardhmen e afërt, ka thënë se “Kemi arritur në fund të vitit 2019 dhe ky është një moment i mirë për të bërë një përmbledhje të aktiviteteve që ka kryer Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) gjatë këtij viti dhe të planeve që kemi për vitin e ardhshëm”.
Kjo është deklarata e Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Majlinda Bregu:
“E fillova mandatin tim një vit më parë pa optimizëm të tepruar, por me besim dhe gati për t’iu bërë ballë vështirësive, duke e ditur që ky do të ishte një mision jo i lehtë mes rrymave të rrëmbyeshme ekonomike, sociale dhe politike, -besimplotë gjithashtu që “interesi ynë i përbashkët qëndron përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë”
Në fund të këtij viti, kam disa ndjesi.
Jam e kënaqur që gjatë vitit që po lëmë pas, bashkëpunimi rajonal funksionoi, edhe pse nen stres.
Arritëm që të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të nënshkruanin një marrëveshje të re për “roaming”,”Fol si n’shpi” duke ulur cmimet e deri në 90% e duke hapur rrugën për një Ballkan me Zero tarifë roaming në 2021.
Në qendër të vëmendjes vendosëm potencialin e mrekullueshëm që kanë gratë e rajonit. Sa shumë dashuri e kujdes tregojnë ato për të kapërcyer hallet e vështirësitë! Janë historitë e tyre që na bëjnë të gjithave jo vetem më të forta, por edhe kokëforta që “WE” të vazhdojë me projekte konkrete për fuqizimin ekonomik të tyre në të gjithë rajonin.
Mos u habisni, por rikthimi i grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i tyre janë celësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik të rajonit.
Vitin që vjen RCC dhe UNDP do të nise projektin për të nxituar gratë e vajzat e reja të studiojnë e punojnë më shumë në teknologji, shkenca ekzakte inxhinjeri e informatikë psh.
Jam e sigurtë që rrezja e dritës që do të depërtojë hijet e reve e që do ta pajtojë rajonin, është rinia.
2020-n do ta nisim me një qasje rajonale për të mbështetur idetë inovative e kreative të të rinjve, -start up. Lidhja e fuqizimi i të rinjve përmes modeleve të bzinesit që koha imponon sot, do të sfidojë normat e ndasistë, duke sjellë shpresoj një model të ri, konkurrues, të mençur, mbi zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e aftësive të të rinjve.
Bashkë me World Economic Forum në një bashkëpunim superambicioz, për herë të parë do të ngremë Acceleratorin për biznesin e konkurrueshmërinë në Ballkan!
Të gjithë jemi të shqetësuar për kërcënimet hibride të sigurisë që i kanosen Ballkanit Perëndimor: që nga terrorizmi e deri tek siguria kibernetike dhe keqinformimi. Vitin e ardhshëm, platforma më ambicioze e sigurisë në Europën Juglindore, IISG, i bashkohet RCC. Idea që ata që i vënë pritë shpresës ,do të kenë më pak mundësi se ç’mendojnë, që të prodhojnë e mbajnë gjallë narrativën e konfliktit e pasigurisë që na kthen pas në kohë, na motivon edhe më shumë.
Nuk do të hamendësoj se ç’do të ndodhë me celjen e negociatave të anetarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me liberalizimin e vizave me Kosovën, etj.
Shpresoj që në marrjen e këtyre vendimeve të mbizotërojë kthjelltësia. Plotësimi i Europës me Ballkanin Perëndimor është detyrë dhe jo nder apo favor!
Kjo është situata tani për tani. Rrugëtimi ynë në 2020-n do të na sjellë shumëllojshmëri detyrash: fuqizimin e zonës rajonale ekonomike,(REA), marrëveshja për Green Deal, siguria, kapitali njerëzor, çështjet e Romëve, promovimi i turizmit, start-up-et, fuqizimi i grave dhe i vajzave etj.
Të gjitha këto me besimin se do ia dalim të komunikojmë qartë vlerën e ndërsjellë të të qënit bashkë!
Edhe një gjë tjetër! Vjet lutesha që të gjeja një ekip në RCC, të gatshëm të vazhdonte ta përqafonte ndryshimin.
Sot them e sigurt, jam me shumë fat që e kam një të tillë!
Familjes tonë të madhe të RCC, kolegëve tanë europianë, 46 vendeve anëtare të RCC, partnerëve ndërkombëtarë, të gjithëve ju uroj: një Vit të Ri të mbarë e tejet të suksesshëm!
Uroj që të gjithë së bashku të gëzojmë shëndet e qartësi për të përballuar sfidat
Gëzuar!”, përfundon deklarata e Bregut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, rrugët që bllokohen nga ora 14:00

AUV: Janë kryer 165 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigorifere, asgjësohen rreth dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta

KP: Protestuesit serbë nga Shtërpca në Beograd, të financuar me nga 100 euro secili

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës