Një vend në gjysmëfinale të Botërorit do të kërojnë Brazili dhe Belgjika kur të takohen në Kazan të premtën mbrëma.
Finalja para finales është një prej sfidave më intriguese të këtij Kampionati Botëror, që nxit kërshërinë e secilit futbolldashësi.
Brazili duket se po hyn në formën ideale, ngadalë por sigurt, edhe pse futbolli i famshëm i Selecaos ende po mungon. Por, Brazili me komoditet të madh kaloi në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Belgjika në anën tjtër duket se ka rënë pak nga niveli fillestar i kampionatit pasi mezi arriti të mposhtë Japoninë në një triller që u vendos në sekondat e fundit.
Dy ekipet u takuan për herë të fundti në vitin 2002 në Kampionatin Botëror ku Brazili me lehtësi me rezultat 2-0 triumfoi, por ndeshja do të jetë krejt tjetër kësaj radhe kur dihet talenti që e ka Belgjika.
Brazili
Brazili ishte në krye të tabelës para takimit ndaj Meksikës në fazën eliminuese ku pati disa mungesa.
Fagner kthehet në formacion nga minuta e parë duke parë mungesën e Danilos, kurse Marcelo pritet të startojë pasi hyri si zëvëndësues. Miranda dhe Thiago Silva janë të pakontestueshëm në zemër të mbrojtjes.
Douglas Costa ende nuk është 100 për qind i gatshëm ku Williani me garanci do të startojë. Por, mungesa më e madhe për Brazilin është Casemiro, i cili është i suspenduar. Fernandinho do të luajë nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e ekipit mbetet e pandryshuar, me bazën e lojtarëve që do të mbajnë vendet e tyre ndaj Belgjikës edhe pse Roberto Firmino duket se mund të startojë pas kritikave ndaj Jesusit.
Pesha do të bie sërish mbi Neymarin, i cili do të kërkojë që të shfaqë performancë historike për të mundësuar kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale në rrugëtim drejt finales së Kampionatit Botëror.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Alisson, Fagner, Miranda, Silva, Luis, Paulinho, Fernandinho, Coutinho, Willian, Jesus, Neymar.
Belgjika
Në krahasim me kundërshtarët, Belgjika ka pasur më shumë fat në aspektin e ekipit. Belgjika ka pasur probleme në mbrojtje, por dyshja Kompany dhe Vermaelen u rikuperuan dhe tash janë në top formë.
Kapiteni i Cityt do të startojë në treshën e mbrojtjes krahas Vertongenit dhe Alderëireldit të premtnë.
Ylli i Atletico Madridit, Yannick Carrascko nuk e ka të sigurt pozitën e titullarit pas paraqitjes fantastike si zëvëndëues nga Nacer Chadli. Një lojtar që duket sigurt se do të startojë ëhstë Fellaini, me Roberto Martinezin që po aludon gjithmonë se ka nevojë për fuqi në sulm dhe në lojën në ajër.

Për Fellainin vendin pritet ta lë Mertens, kurse LUkaku, De Bruyne dhe Hazard duken të pazëvëndësueshëm.
Meunier, Verntonghen e De Bruyne duhet që të jenë të kujdesshëm që të mos marrin kartonë të verdhë pasi janë afër suspendimit në rast të kualifikimit.
Formacioni i mundshëm (3-4-2-1): Courtois, Alderëeireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Felliani, Ëitsel, Carrasco, De Bruyne, Hazard, Lukaku.
Statistikat kyçe
Belgjika dhe Brazili janë takuar vetëm katër herë më parë me Braizlin që fitoi tri këto ndeshje, përfshirë ndeshjen e fundit në Botërorin e vitit 2002.
Belgjika nuk ka humbur që prej miqësores ndaj Spanjës në gusht, një ecuri e pamposhtshmërisë prej 23 ndeshjesh.
Brazili ishte eliminuar nga Botërori nga një skuadër evropiane në secilën prej tri kampionateve të fundit.
Eden Hazard do të jetë lojtar kyç për Belgjikën, pasi ka qenë i përfshirë në 19 gola nga 18 paraqitjet e tij nën drejtimin e Martinezit, duke shënuar 10 dhe duke asistuar në nëntë të tjerë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berat Gjimshiti i pakalueshëm në fitoren e thellë të Atalantës – asiston tek goli i dytë

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” – Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë