LAJMI I FUNDIT:

Brathu takon Tahirin, premton projekte konkrete për Vushtrrinë

Brathu takon Tahirin, premton projekte konkrete për Vushtrrinë
????????????????????????????????????

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri  dhe drejtuesit tjerë të Komunës.

Brathu ka vlerësuar shumë të rëndësishme transparencën e Komunës së Vushtrrisë në përgjithësi, që komuna të jetë më e hapur në punën e saj dhe ti shërbej sa më mirë qytetarëve të saj.

“Në bazë të monitorimeve nga ekipet e OSBE-së, Vushtrria është ndër komunat lidere në Kosovë për sa i përket transparencës, si në fushën e publikimit të dokumenteve dhe në aspektin e buxhetimit, që është një segment shumë i rëndësishëm për një institucion të besueshëm te qytetarët. Prandaj OSBE është e interesuar të përkrah dhe ndihmojë me projekte forcimin e Komunës së Vushtrrisë dhe institucioneve të saja”, ka theksuar Brathu, përcjell Telegrafi.


Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e ka informuar ambasadorin e OSBE-së për zhvillimet në Vushtrri, e me theks të veçantë në përpjekjet që po bëjnë institucionet komunale në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijimit të kushteve për investitorë.

Tahiri po ashtu ka falënderuar ambasadorin Brathu, i cili edhe në të kaluarën në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë ka ofruar mbështetje të çmuar për Vushtrrinë dhe qytetarët e sajë.

Në këtë takim është folur edhe për barazinë gjinore dhe përkrahjen e grave, përfaqësimit të serbëve në institucionet lokale në Vushtrri, si dhe për shërbimet që u ofrohen qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori